×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shtyrja e zgjedhjeve është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 13:59

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se tentimi për shtyrje të zgjedhjeve është ikje nga përgjegjësia përballë qytetarëve.


    Haradinaj ka shkruar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.

    “Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera. Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme  është raportuar se IKShPK i ka rekomanduar presidentes së vendit, Vjosa Osmani që t’i shtyejë zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen më 17 tetor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!