×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon se çka do të ndodhë me ata që mbesin pa punë si pasojë e mbylljes së lojërave të fatit

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 15:26

    Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj  në një konferencë për media ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar lojërat e fatit për një periudhë 10-vjeçare.

    Haradinaj po ashtu ka thënë se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri.

    Me këtë ligj, mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

    Mes të tjerash Haradinaj foli edhe për ata që do të mbesin pa punë si pasojë e këtij vendimi duke thënë se janë të gatshëm ti trajnojnë të gjithë ata që kanë punuar në këto biznese, shkruan Reporteri.net

    “Secili  ligj e ka  edhe koston e vet. Ajo pare në një mënyrë apo tjetrën qarkullon. Jemi të gatshëm që ti trajnojmë  të gjithë ata të rinj dhe të reja që punojnë në këto biznese”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!