×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhja e Presidentit

    Haxhiu në nisje të seancës: Legjislatura e dhjetë është në minutat e saj të fundit

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 23:20

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit.

    Në nisje të seancës, Haxhiu tha se legjislatura e dhjetë është në minutat e saj të fundit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se përkundër thirrjes që deputetët e opozitës të vijnë në sallë, ata nuk janë të pranishëm, teksa shtoi se ndodhen në hapësirat e Kuvendit.

    “Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërpritej”, tha Haxhiu.

    Më pas deklaroi po presin nëse deputetët e opozitës do të hyjnë në sallë.

    “Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu”, ka thënë Haxhiu./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!