×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haziri: Roli i Trumpit në shtetndërtimin e Kosovës do të jetë kritik, duhet të bëhemi gati

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 10:43

    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri pas dështimit të seancës konstituive ka komentuar deklaratën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump ku përmend Kosovën dhe Serbinë, duke theksuar do ta rregulloj sërish çështjen mes tyre, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Hazirit veçse u konfirmua qëndrimi i LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme.

    Ai theksi se roli i presidentit Trump është i veçantë dhe se do të jetë kritik në shtetndërtimin e Kosovës, andaj siç tha ai “duhet të bëhemi gati”.

    “E ka çuar mesazhin tek popujt që janë në luftë që detyrimisht duhet të afrohen për paqe, por paralajmërimi më i madh është rikthimi që ai e quan dëmtim i procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Besojmë që mes BE-së dhe administratës Trump do të ketë një koordinim për këto zhvillime. Roli i tij është i veçantë. Pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe shtetnëdrtimit në Kosovë do të jetë kritik, kështu që duhet të bëhemi gati”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!