×
  • Lajme
  • Lajme

    Hedhet shorti për zgjedhjet në veri, këta janë numrat e partive politike

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 11:54

    Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në 4 komunat veriore.


    PDK me numrin 61, Lëvizja Vetëvendosje 60, dhe Lista Serbe 62.

    Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jenë:

    Leposaviq – Shaqir Hetemi

    Zubin Potok – Hysen Mehmeti

    Zveçan – Ilir Peci

    Mitrovicë e veriut – Gonxhe Çaushi

    Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë:

    Leposaviq – Fisnik Veseli

    Zubin Potok – Liridona Kahrimani

    Zveçan – Avdi Peci

    Mitrovicë e Veriut – Erden Atiq

    Kandidatët e Listës Serbe do të jenë:

    Zveçan – Vuçina Jankoviq

    Leposaviq– Zoran Todiq

    Mitrovicë e Veriut – Goran Rakiq

    Zubin Potok – Sedjan Vuloviq.

    Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore erdhi pas dorëheqjes që dhanë, në fund të nëntorit të 2018-ës, kryetarët e katër komunave më veri, si protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovine.

    Kujtojmë se buxheti i planifikuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri do të jetë 471 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

    Zgjedhjet do të mbahen më 19 maj të këtij viti, kurse me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!