×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar që Kurti s’e shtyu afatin për targat

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 15:16

    “I zhgënjyer dhe i shqetësuar” u shpreh ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, me refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të shtyrë për 10 dhjetë muaj çështjen e riregjistrimit të targave serbe në RKS, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Christopher Hill në një përgjigje për median serbe “Blic.rs”  tha se Shtetet  e Bashkuara me partnerët e saj perëndimorë vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të konsiderojnë shtyrjen dhjetë muajshe të afatit për ri-regjistrimin e targave.

    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill, përcjell Reporteri.net.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse i është kërkuar nga ShBA dhe BE që të shtyjë edhe për një periudhë dhjetë mujore çështjen e ri-regjistirmit të targave ilegale serbe në RKS, ka mohuar se do të ketë shtyrje të këtij afati të fundit kohor, përkatësisht më 31 tetor.

    Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, ka thënë se ShBA pret që propozimet dhe sugjerimet që Kosovës i jepen nga partnerët më të ngushtë të saj, ata “duhet edhe të dëgjohen”.

    “Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINTIT. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”, ka thënë Gabriel Escobar.

    “Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, tha Escobar dhe bëri të ditur se akoma nuk e kishte marrë një zotim nga Qeveria apo Presidentja se do t’ua aprovojnë kërkesën.

    Qeveria e Kosovës në anën tjetër ka thënë se ““Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!