×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Gjermania do ta mbyllë idenë e mbrapshtë për korrigjimin të kufijve

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 8:56

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.


    Hoti ka thënë se beson që plani për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.

    “Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për te filluar një dinamike te re drejt normalizimit te marrëdhënieve ndërshtetërore ne gjithë Ballkanin Perëndimor. Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun ne mes te Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshte për korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Më tej ai ka shkruar se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.

    “Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë qe e bene pergjithmone te pamundshëm konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre përgjegjësinë për krimet e bëra ne Kosove. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”, ka thënë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!