Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me të gjeturat e një hulumtimi të NDI, të realizuar në maj të vitit 2026, duke e lidhur gjendjen e evidentuar në vend me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar VV-në e Albin Kurtit për dështim në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatave elektorale, veçanërisht në fushën e drejtësisë sociale, luftimit të korrupsionit, shëndetësisë, arsimit dhe punësimit, shkruan Reporteri.net.

Sipas Hotit, hulumtimi i NDI-së nxjerr në pah një sërë shqetësimesh të qytetarëve, ndërsa ai ka theksuar se qeveria e udhëhequr nga LVV-ja ka pasur një nga mandatet më të gjata qeverisëse që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

Të gjeturat kryesore nga hulumtimi i NDI-së, i realizuar në maj 2026, tregojnë mashtrimet dhe dështimet e LVV-së në krye të institucioneve të vendit për 6 vite.

Kujtojmë se Qeveria e udhëhequr nga LVV-ja është ndër Qeveritë me mandatin më të gjatë nga shpallja e pavarësisë e këndej. Premtimet për drejtësi sociale, eliminim të korrupsionit, shëndetësi e arsim cilësor dhe punësim e të ardhura të sigurta për të gjithë kanë qenë mashtrime elektorale.

Ja të gjeturat kryesore nga NDI-ja:

• 44% e të rinjve të moshës 18-24 vjeç mendojnë të largohen krejtësisht nga Kosova.

Reklamë

• Problemi më i madh në Kosovë është kostoja e jetës, që lidhet me çmimin e lartë të mallrave konsumuese dhe çmimin e energjisë elektrike.

• Tri vështirësitë kryesore me të cilat përballet familja janë: faturat e shërbimeve publike (rrymë, ujë, mbeturina), ushqimet e përditshme dhe kujdesi shëndetësor.

• Tri rreziqet kryesore të demokracisë në Kosovë: korrupsioni, pabarazia ekonomike dhe mungesa e llogaridhënies së politikanëve.

• Politikat më të nevojshme në Kosovë janë: sigurimet shëndetësore, cilësia e shërbimeve shëndetësore, të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe cilësia e arsimit.

Reklamë