×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i BQK-së

    Hovenier i shkon Kurtit në zyre, i kërkon më shumë seriozitet për çështjen e dinarit

    Reporteri
    01 Shkurt 2024 | 16:20

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar para mediave se e ka bërë të qartë edhe njëherë kërkesën e SHBA-së për shtyerjen e zbatimit të vendimit për përdorimin e vetëm të valutës euro dhe të largohet dinari, shkruan Reporteri.net.

    Hovenieri tha se me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ekziston “rreziku për tensione”.

    “Dua ta përsëris çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani”, tha Hovenier.

    Kjo çështje, sipas Hovenierit, do më shumë seriozitet.

    “Me Kurtin vazhdojmë të diskutojmë, nuk dua të deklarohem sot për këtë. Po flas për qëndrimin e SHBA-së”, tha tutje ai.

    Hovenier shprehu shqetësimin e tij për ndikimin që ndalimi i dinarit mund të ketë te serbët e Kosovës.

    “Ne jemi të shqetësuar se rregullorja, ashtu siç e kuptojnë ne, nuk e merr parasysh plotësisht ndikimin që do të ketë tek individët, posaçërisht individët që marrin mbështetje financiare nga Qeveria serbe. Ne mendojmë se kjo çështje meriton shqyrtim më të kujdesshëm dhe diskutime në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar se ka mundësi ti përshkallëzojë tensionet etnike dhe të jetë problematike për jetën e përditshme e një numri të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

    Në një deklaratë zyrtare të lëshuar sot nga BE-ja lidhur me vendimin e BQK-së, thuhet se ata janë të shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

    “Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia.

    BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet mes tjerash në deklaratën e BE-së.

    BE tutje në këtë deklaratë ka insistuar që kjo çështje të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të gjendet një zgjidhje.

    BE-ja del me deklaratë për rregulloren e BQK-së që pritet të hyjë sot në fuqi, i kërkon Kosovës dialog për çështjen e dinarit

    Derisa, ditën e djeshme, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se vendimi i BQK-së e cila e përjashton dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve në Kosovë, nuk mund të shtyhet dhe si i tillë vendime të tilla duhet zbatuar.

    Ai ka deklaruar se pozicioni i institucionit që ai e udhëheq nuk është politike dhe se rregullat që vendosen duhen zbatuar. Ismaili ka përmendur edhe bankën serbe që është afër mbylljen, “Komercjalna Banka”, për të cilën tha se është përdorur për transport të këtyre mjeteve.

    “Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshëm, është çështje që për neve këto janë rregulluar. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri në fund të janarit kanë mund të hynë mjete transportuese në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licencuar ‘Komercjalna Banka’, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport por në të vërtetë në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transaksionit që ka deklaruar. Që i bie qe BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, tha ai./Reporteri.net/

    Kërkesa për shtyrjen e vendimit për dinarin, guvernatori i BQK-së: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet të zbatohen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!