Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Ai për Radio Evropën e Lirë tha se veprimi i tij “lidhet me dorëheqje morale”.

Megjithatë, ai nuk përgjigj nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.

Reklamë

Më herët gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit njoftoi se Albin Kurti kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, u tha në njoftim.

Qeveria nuk dha arsye për dorëheqjen e Hoxhës.