Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me vendimin për liberalizimin e tregut në energji.

Ajo ka thënë se askush nuk është kundër liberalizimit, por jo vetëm me një kompani si e para.

“Ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë në fakt”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Reklamë

Postimi i plotë:

Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë.

Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë.

T’a bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut.

Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRRE-në.
Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para.

Reklamë

E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më heret dhe po e ripërsërisë që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja.

Ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë në fakt.

Reforma, liberalizimi i tregut dhe zhvillimi nuk do të arrihen asnjëherë me mendje që në emër të tyre instrumentalizijnë dhe dëmtojnë qytetarët.

Kjo është mendësi e krijimit të varësive të reja në emër të ekonomisë së lirë dhe rëndesë e jashtëzakonshme.

Reklamë