Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pasi sot presidentja Vjosa Osmani e quajti Hotin si “irrelevant”.

“Irrelevant?! I do not think so”, ka shkruar Bajrami në Facebook, që në shqip përkthehet “nuk mendoj kështu”.

Më parë, edhe Hoti i reagoi Osmanit duke i thënë se do të mbahet mend si “mashtruesja më e madhe e elektoratit të LDK-së”.

Reklamë