Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit.

Deri më tani, krejt çka dihet është se Brahim Demiraj është i arrestuar për këtë rast ndërkaq nuk dihet se si ka ndodhur rasti.

Pas hetimeve fillestare, Policia ka bërë të ditur se dyshohet që ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar babai i 27-vjeçarit, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Reklamë

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.

Eshtë raportuar  se foshnja po qëndronte me babain, pasi gruaja ishte e ndarë me tanimë të ndjerin si shkak i problemeve të vazhdueshme që kishin në mes .