×
  • Lajme
  • Lajme

    I pati dy mysafirë të rëndë në zyrë, Haradinaj flet pas takimit

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 16:52

    Dy këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, sot janë pritur në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Këshilltarët, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg në takim me Kryeministrin kanë biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë.

    Gjatë takimit kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, njofton kumtesa për media.

    Kryeministri Haradinaj, duke falenderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës deri tani në shtetndërtim, thekson poashtu se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat është i rëndësishëm për vendin.

    “Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

    Ndryshe, ndonëse temë e takimit ka qenë taksa dhe dialogu, Haradinaj nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth këtyre temave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!