×
  • Lajme
  • Lajme

    I tha se po gënjen rreth takimit në Berlin, Haradinaj i përgjigjet Ramës

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 11:56

    Mbrëmë kryeministri shqiptar, Edi Rama, hodhi akuza për gënjeshtra në adresë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.


    Akuza për gënjeshtër lidhej pas deklarimeve të Haradinajt lidhur me atë çka u bisedua në takimin e Berlinit, e ku theksonte se “Rama e Thaçi më bën presion për ta hequr taksën”, shkruan Reporteri.net.

    Për këto, mbrëmë Rama tha se si rregull e liderëve është që nuk tregohet çka bisedohet nëpër takime të nivelit të lartë.

    “Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s’eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor”, thoshte mbrëmë Rama.

    Ndërkohë, sot u përgjigj kryeministri Haradinaj, ku nuk u morr me akuzat për gënjeshtra, mirëpo foli vetëm për të drejtën e tij për të treguar çfarë ka biseduar në takime.

    “Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllaznitë e mi. Siç ka thënë At Zef Pllumi, “Rrno për me tregue”, edhe unë do të tregojë gjithçka para qytetarëve”, ka thënë sot Haradinaj.

    Mirëpo, i pyetur nëse i ka bërë presion Rama për heqjen e taksës, pasi ky i fundit tha se vetëm e ka sugjeruar, Haradinaj nuk pranoi të përgjigjet dhe tha vetëm se “vlen ajo që u tha më lartë”.

    Ndryshe, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë kishin pasur raporte të mira, mirëpo ato janë acaruar kohëve të fundit, sidomos pas përkrahjes së Rama i dha presidentit Hashim Thaçi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!