×
  • Lajme
  • Lajme

    “Idiot, i sëmurë, baju, hup” – fyerje të rënda në Komisionin Hetimor

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 15:58

    Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kuvend për të raportuar para Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.


    Pas pauzës e cila u bë me kërkesë të presidentit, deputetët kanë filluar përsëri diskutimin. Mirëpo, qysh në fillim të diskutimit filluan përplasjet ndërmjet presidentit Thaçi dhe anëtarëve të Komisionit.

    Në debatin e ashpër mes Sami Kurteshit e Hashim Thaçit u përfshi edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur Kurteshin të sëmurë, shkruan Reporteri.net

    Gjithçka nisi kur presidenti Thaçi i tha Kurteshit se e ka refuzuar në parti kur ka qenë anëtar i SHIK-ut. Pas kësaj deklarate, Thaçi mori fyerja të rënda nga ana e Kurteshit e cili e quajti, shpifës, të poshtër e madje edhe idiot.

    Këtu ndërhyri deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili i sugjeroi Kurteshit që të shkojë te ndonjë psikiatër, ndërkohë që Kurteshi ia ktheu me fjalët: Baju, hup. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!