×
  • Lajme
  • Lajme

    Iftari tradicional “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur në Kamenicë

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 0:00

    Edhe këtë vit në sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë është organizuar iftari tradicional “Sofra e Ramazanit” në ambient të hapur, i financuar nga afaristë lokal dhe disa njerëz të vullnetit të mirë.


    Të pranishëm në këtë iftar madhështor ishin rreth qindra agjërues.

    Prezent ishin hoxhallarë të kësaj komune, kryetari i komunës Qëndron Kastrati, përfaqësues të KFOR-it, të ushtrisë së Kosovës por jo vetëm, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, përdorues të rrjeteve sociale kanë publikuar pamje nga ky aktivitet për nder të Muajit të Ramazanit.

    Të shumta më pas kanë qenë komentet e bëra nga qytetarët ku falënderojnë organizatorët që mundësuan shtrimin e këtij iftari në ambient të hapur. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!