Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur nga fillimi i muajit gusht të këtij viti, është vërejtur rritje e numrit të rasteve me COVID-19.
Nga Instituti kanë bërë të ditur se në javët e fundit, janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.
“Krahasuar me periudhën e e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së.
Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKShPK-ja për Klankosova tha se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.
“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.