×
  • Lajme
  • Lajme

    Imri Ahmeti tregon a do të jetë kandidat për kryetar të LDK’së

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 21:57

    Njëri nga zyrtarët e LDK’së që u përmend si kandidat i mundshëm për kryetar të kësaj partie, Imri Ahmeti ka mohuar këto raportime, transmeton Reporteri.net

    Si njëri nga emrat që u përfol se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është edhe ai i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherit anëtar i Kryesisë së LDK-së.

    Ahmeti ka thënë se nuk ka dhënë ansjë deklaratë në lidhje më këtë dhe se jane vetëm spekulime.

    “Nuk e di kush po i qet këto lajme, por unë ana ime nuk kam dhënë asnjë deklaratë. Këto çështje më duket më shumë janë supozime të njerëzve, analistëve që po i bëjnë”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas tij, çështja e kandidatëve për të parin e LDK-së do të vendoset pasi të përfundojnë zgjedhjet nëpër degë.

    “Në fakt kjo punë vendoset pas zgjedhjeve të degëve në nivel vendi dhe pastaj shohim kush për kë jemi dhe si do të veprojmë. Unë nuk e kam konfirmuar asnjëherë dhe nuk e konfirmoj që jam kandidat”, ka përfunduar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!