×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme

    Infermierët po e braktisin Kosovën, mbi 600 ikën veç sivjet

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 20:53

    Pranvera Ilazi po plotëson formularët e nevojshëm që kërkohen nga Oda e Infermiereve.

    Ajo po pret qe të shkoj në Gjermani për ta ushtruar profesionin e saj si infermiere.

    E arsyet e largimit thotë se janë për kushtet më të mira të punës.

    Madje për të plotësuar dokumentet radha para Odës së Infermierëve ishte e gjatë.

    Njëjtë sikurse kjo 19 vjeçare, është duke vepruar edhe infermierja Krenare Bejiqi.

    Ajo ka punuar për 3 vite si infermiere në Kosovë, por tani ka filluar të mësoj gjuhën gjermane për tu larguar nga vendi.

    E Bejiqi nuk është e vetmja që po ndjek kursin e gjuhës gjermane, pasi numri i infermierëve me këtë kërkesë është rritur kohëve të fundit.

    Sipas kryetarit të Odës së Infermierëve, Naser Rrustemi mbi 600 infermierë janë larguar këtë vit nga Kosova. Madje sipas tij shqetësues është fakti se po ikin infermierët që kanë nga 20 vite përvojë.

    Së fundmi Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor, ka ngritur alarmin se rreth 1500 infermierë janë në përgatitje që të largohen nga Kosova gjatë vitit të ardhshëm./TëVë1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!