×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspeksioni: Do të ketë gjoba të larta për kompanitë e ndërtimit që nuk e pastrojnë rrugën

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 17:37

    Drejtoria e Inspeksionit përmes një njoftimi ka paralajmëruar kompanitë e ndërtimeve që të pastrojnë rrugën të cilën e ndotin me makineritë.

    Përndryshe, gjobat për ta do të jenë të larta.

    “Në prani të inspektorëve kujdestarë, kompania detyrohet ta pastrojë rrugën të cilën e kishin ndotur makineritë e veta. Tash që po i afrohemi sezonës së ndërtimeve, iu bëjmë thirrje të gjitha kompanive që ta shtojnë kujdesin, sepse gjobat do të jenë të larta”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!