×
  • Lajme
  • Lajme

    Investitorët Amerikanë drejt Kosovës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:32

    Një delegacion i investitorëve amerikanë kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës.

    Gjatë këtij takimi Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë që Kosova ka nevojë të ndërtojë ura të reja me tregjet ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net

    “Kosova duhet me ndërtu partneritetin me ekonomi të fuqishme dhe ne kemi nevojë të ndërtojmë ura të reja që ndihmojnë të depërtojmë në tregjet e vendeve të botës”, tha Rukiqi.

    Ndërkaq, Shefja e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, ka thënë se misioni i diplomacisë së Kosovës në ShBA është afrimi i bizneseve kosovare me ato të Amerikës.

    “ShBA-të janë partner i yni i përhershëm si në aspektin politik poashtu edhe në ata biznesor. Ne e kemi prioritet edhe diplomacinë ekonomike, afrimin e bizneseve amerikane me ato të Kosovës”, tha Sahatqija.

    Kurse delegacioni gjatë takimit shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar me Kosovën në fusha të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!