×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kërkon prapë zgjedhje

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 14:58

    Isa Mustafa tash sërish është i interesuar për zgjedhje të përgjithshme. Këtë interesim dhe kërkesë si lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai e ka bërë në përvjetorin e 29-të Forumit të Gruas së partisë.

    Sipas tij, fakti që vendi është në një bllokade, tregon nevojën për zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

    “Vetë fakti që ne jemi në një bllokadë qeverisëse të vendit, tregon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha ai. Mustafa foli edhe për të drejtat e grave dhe të rinjve duke thënë se ato janë avancuar dukshëm, por theksoi se kjo qeveri nuk po merret me to, me interesat e përgjithshme të vendit.

    Numri një i LDK-së, duke folur për situatën politike në vend, tha se është me interes të qytetarët që t’i përmbushin kërkesat e Bashkimit Evropian. Tha se qeveria po tentojë të mbulojë korrupsionin dhe papunësinë me disa vendime.

    “Ne nuk i kemi dy shtëpi sikur Serbia që ka Rusinë dhe BE-në, por e kemi vetëm një. Pra neve na mungon që të bëhemi pjese e BE-së dhe të kemi zhvillim ekonomik në vend. Qeveria nuk po merret me interesat e qytetarëve. Problem i madh është korrupsioni, papunësia dhe kapja e shtetit. Ndërsa ata po i mbulojnë këto probleme me disa vendime të tyre që i kanë marrë vet. Ashtu si i kanë marrë këto vendime, ashtu duhet t’i zgjidhin. Ne do të japim kontributin tonë në dialog me Serbinë, por do ta bëjmë këtë si opozitë. Tani ndodhemi pranë proceseve të brendshme në LDK. Në fund të vitit të kaluar ne kemi hartuar një platformë për zgjedhjet e brendshme në LDK”, ka shtuar Mustafa.

    Kjo nuk është hera e parë që Mustafa dhe vartësit e tij kërkojnë zgjedhje. Para një viti ishte kërkesë më e zëshme, por ishte zbehur me kalimin e kohës. Çka kishte nisur të vërehej më pas, ishte një gatishmëri e vetë Mustafes dhe disa njerëzve të LDK-së për të hyrë në një qeveri teknike, gjithnjë nëse kryeministri vjen nga radhët e saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!