×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa kritikon liderët: Dikush në Berlin fliste me Merkel dhe Macron, e dikush ia rrihte krahët Vuçiqit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 11:15

    Kryetari i LDK- së, Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në Facebook për Samitn e Berlinit duke thënë se dyshja Merkel dhe Macron i përsëritën qëndrimet e tyre të njohura për marrëveshjen Kosovë- Serbi, shkruan Reportri.net


    Sipas Mustafes mesazhi i samititi ishte që Evropës i nevojitet një Ballkan Perëndimor i cili nuk gjeneron konflikte dhe kriza, por paqe.

    Sa i përketë përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Përëndimor, Mustafa ka thënë që nuk ka qenë e pritshme që ata të vendosin për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij për këtë çështje vendoset në takimet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së dhe me një rol të fuqishëm të SHBA-së.

    Ndësa për deklaratat e Presidnetit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, kreu i LDK-së ka thënë që deklaratat e tyre për Luginën e Preshevës, tarifës dhe kufijtë kanë qenë për konsum të brendshëm të cilat u shuan ashtu si uniteti i delegacionit shqiptarë.

    Isa Mustafa në fund ka thënë që është iluzion të pritet një marrëveshje me Serbinë nëse nuk ka unitet dhe nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve dhe opoziës.

    Postimi i plotë:

    Nga pritjet spektakulare, takimi I Berlinit dha rezultate normale për një përbërje të tillë. Dërgoi mesazhe që Evropës i nevojitet një Ballkan Perëndimor i cili nuk gjeneron konflikte dhe kriza, por paqe.

    Nuk ofroi modele dhe nuk përjashtoi modele. Sikurse Kancearja gjermane, Merkel, ashtu edhe Presidenti i Francës, Macron, i përsëritën qëndrimet e tyre të njohura për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

    Nuk ka qenë e pritshme që presidentët dhe kryeministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të vendosnin për çështjet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të tillë. Për këto çështje vendoset në takimet e ketyre dy vendeve me ndërmjetësim të BE-së ( pasi të kryhen zgjedhjet ne PE) dhe me një rol të fuqishëm të SHBA-së.

    Deklaratat e Presidentit ThaçI se atje do të zgjidhë problemin e liberalizimit të vizave dhe atë të Luginës së Preshevës si dhe ato të Kryeministrit Haradinaj për tarifat dhe kufijtë ishin për konsum të brendshëm, dhe u shuan ende pa u kthyar ata në Kosovë. U shuan sikurse uniteti i delegacionit të shqiptarëve, që i bëri bashk aeroplani i Behxhet Pacollit deri në Berlin, por në Berlin dikush fliste me Merkel dhe Macron e dikush ia rrihte krahët Presidentit të Serbisë.

    Është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë, në qoftë se paraprakisht nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe i opozitës dhe pozitës për këtë çështje. Për një zgjidhje të tillë duhen të ndodhin zgjedhjet sa më parë në Kosovë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!