×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 13:24

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, në 20-vjetorin e vrasjes, ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin.

    Në një komunikatë për media, Mustafa ka thënë se edhe në kohë të veshtira Bajram Kelmendi ka bërë punë kolosale për denoncimin e krimit serb.

    Po ashtu tha se Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.

    Ai tha se familja Kelmendi do të përkujtohen gjithmonë.

    Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

    Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin.
    Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.
    Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!