×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e LDK-së: Lëshimet e bëra me Serbinë s’mund të reflektojnë në “shfryrje” ndaj SHBA-ve

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 22:31

    Melihate Tërmkolli, ish-deputete e LDK-së vlerëson se raportet mes Kosovës e SHBA-së në historinë 30 vjeçare mes dy shteteve asnjëherë nuk kanë qenë më të brishta se tani.


    Për këtë ajo ka bërë fajtor presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
    Tërmkolli, në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova është në një situatë shumë të veçantë, që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

    “Po themi se taksa ka zbehur raportet mes Presidentit dhe Kryeministrit, por mbi të gjitha taksa ka zbehur raportet tona me SHBA-në. Lëshimet që ne i kemi bërë me Serbinë nuk mund të reflektojnë në ‘shfryrje’ ndaj SHBA-së. Si ngutia e Presidentit për të shkuar në bisedime, ashtu edhe vonesa e Kryeministrit për të hequr taksën, i bëjnë dëm Kosovës. Duhet të dimë se njohjen nuk e sjellë taksa. Njohjen e sjellin miqtë e sidomos SHBA”, ka deklaruar Tërmkolli në Televizionin Dukagjini.

    Ajo duke ju referuar mos udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për tërheqje nga politika e jashtme.

    “Kryeministri u tërhoq nga përgjegjësitë e jashtme. Por, këtu nuk është çështje vullneti, ka të bëjë me detyrën kushtetuese”, tha ajo.

    Ndërsa ka folur për drejtimin e Ekipit Negociator nga Limaj dhe Ahmeti me ç’rast ka vlerësuar se është një turp për Kosovën, pasi sipas saj ata kanë shumë pak mbështetje popullore.

    “Ekipi Negociator është turpi i turpit. Atë ekip e përfaqësojnë dy ‘autsajderë’, ndërsa dy partitë më të mëdha në vend mbesin jashtë tij”, ka deklaruar Tërmkolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!