×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Mustafës: Taksa ndaj produketeve serbe, 100% me lypë fesat

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 19:03

    Për Bajram Gecajn, ish-këshilltar i ish-kryeministrit, Isa Mustafa, taksa 100 % e vendosur ndaj produkteve serbe nuk është asgjë më shumë se një pazar që po bën Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij efektet nuk po shihen dhe është rritur kontrabandimi i mallrave serbe.


    “Kam thënë edhe më herët që taksa është duke u përdorur për popullizëm. Fillimisht, taksa u përdor nga të gjithë, por tani nga kryeministri dhe partia e tij. Vetëm shikoni vetëshërbimet kosovare, janë përplot mallra me produkte serbe. Efektet e taksës nuk janë të llojit çfarë po i thotë Qeveria”, tha Gecaj, në Klan Kosova.

    I pyetur nëse LDK është pro apo kundër vendosjes së taksës, Gecaj ka deklaruar se “LDK s’është as pro as kundër taksës. Ne nuk jemi në Qeveri as s’e kemi aprovuar taksën. Çështja e 100% është, siç thotë populli, ‘me lypë fesat’. Taksa pati reagime madje edhe shumë të ashpra”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë se miqtë ndërkombëtar kanë bërë thirrje disa here për heqjen e taksës për çka edhe zyrtarë nga SHBA dhe Gjermania kanë qëndruar në Kosovë, por Haradinaj vazhdon të këmbëngul se nuk do hiqet derisa të jetë kryeministër dhe pa njohur Serbia shtetin e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!