×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandatët e shtrojnë sofrën në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 21:10

    20 vjetori i bombardimeve të NATO-s ka bërë bashkë edhe njëherë ish-komandatët e UÇK-së.

    Në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale, shihet presidenti Hashim Thaçi bashkë me ish-gjenerealin Sylejman Selimin e ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun teksa në një odë diku kanë shtruar sofrën, transmeton Reporteri.net.

    Me fli, çaj e speca siç duket ish-komandatët e UÇK-së kanë vendosur ta festojnë 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, por nuk dihet se ku janë realizuar këto foto.

    Presidenti Thaçi shihet duke buzëqeshur në njërën nga fotot, ndërsa Selimi duket më i uritur pasi është përqendruar tek ushqimi.

    Ndërsa në sofër nuk shihet Lushtaku i cili me gjasë më vonë i është bashkuar kësaj ndeje, pasi ai shihet vetëm duke pirë çaj me shokët. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!