×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi: Kushtetuta e thotë qartë si bëhet emërimi i anëtarëve në KQZ

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 16:53

    Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth emërimit të anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Sipas Krasniqit, Kushtetuta e Kosovës e thotë shumë qartë në paragrafin katër se si behët emërimi i anëtarëve.

    Statusi i plotë i Krasniqit:

    PËRPJEKJA PËR TË UZURPUAR KOMISIONIN QENDROR ZGJEDHOR ËSHTË ANTIKUSHTETUES

    Neni 139 i Kushtetutës së Kosovës është i rezervuar për Komisionin Qendror Zgjedhor dhe i ka katër paragrafë.

    Në paragrafin e parë thuhet:“Komisioni Qendror Zgjedhor është organ i përhershëm që përgatit mbikëqyrë, drejton dhe verifikon të gjithë veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendume dhe shpall rezultatet e tyre”.

    Kur lexohet ky paragraf i cili KQZ-së i ka dhënë mandat të përhershëm, kush dha të drejtën Kryetares së KQZ-së që ketë organ të përhershëm ta bëjë jo funksional, në kohën kur anëtarët e KQZ marrin paga nga Buxheti i shtetit?

    Për ketë dikush do të duhej të përgjigjet.Sa i përket çështjes shumë të debatueshme sesa anëtarë duhet t’i ketë e kë përfaqësojnë ata në Kuvend, Kushtetuta e jonë e thotë shumë qartë në paragrafin katër i cili thotë:“Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara.

    Nëse në Kuvend janë më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë. (…)”.

    Sipas kësaj dispozite kushtetuese gjërat janë më shumë sesa të qarta, paqartësia është vetëm në kokat e atyre që po dëshirojnë ta grabisin atë që nuk ju takon.

    Kjo të çon në përfundimin se grabitja po bëhet praktikë e keqe në çdo segment të jetës sonë shoqërore.

    Kjo praktikë nuk i duhet askujt.Kushdo që e përcjell Kuvendin e sheh se Kryetari apo Nënkryetari që drejtojnë seancat e Kuvendit, ATA UA JAPIN FJALËN QË TË FLASIN në emër të GP të shqiptarëve gjashtë Kryetarëve të Grupeve që përfaqësohen në Kuvend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!