×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi “shuplakë” Thaçit: Korrupsioni s’luftohet me konferenca

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 23:29

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-së, Jakup Krasniqi ka komentuar deklarimet e bëra sot në konferencën e OSBE-së, për korrupsionin.

    Ndërsa ka publikuar një fotografi nga konferenca ku shihet presidenti Thaçi, ish-kryekuvendari Krasniqi ka thënë se korrupsioni nuk luftohet me konferenca, ndërsa ka shkuar më tej ku ka përmendur një fjalë të urtë popullore, duke thënë se “Hamami me fjalë nuk nxehet”, trasnmeton Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se të gjithë folësit e konferencës kanë gabuar, meqenëse korrupsioni luftohet me sistemin e Drejtësisë dhe jo me konferenca.

    ” Kështu, lodheni kot, korrupsioni nuk luftohen me konferenca

    Postimi i plotë i Krasniqit:

    LODHENI KOT, KORRUPSIONI NUK LUFTOHET ME KONFERENCA

    Sot në Prishtinë, se paku u fol për korrupsionin. Kur i dëgjoja të flisnin disa, seç mu kujtua një thënie popullore: “Hamami me fjalë nuk nxehet”! Edhe korrupsioni tek ne është bërë diçka si hamami!

    Nuk ka asnjë dyshim, korrupsioni po grabit shumë para publike të qytetarëve të varfër dhe është problem i madh, por me Konferenca sa për të thënë diçka nuk luftohet e as zvogëlohet. Shih për ketë ka 1001 arsye që korrupsioni është galopant, por më kryesorja është, mos funksionimi i sistemit të Drejtësisë i cili nuk ka njerëz kredibil e me integritet që do ta luftonin që së paku ta reduktonin dëmin që shkakton korrupsioni dhe i cili është tepër të madh e rrënues për ekonominë e zhvillimin e vendit.

    Folësve që defiluan në Konferencë ju kisha thënë:

    Sikur gjatë këtyre viteve, se paku nga viti 2000, të kishit ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve në Sistemit të Drejtësisë me vendosjen e njerëzve me integritet në atë sistem, ata do ta kishin gatishmërinë që të përballeshin me korrupsionin endemik në shoqërinë tonë, por fillimi që tepër i gabuar, si nga ndërkombëtaret e po ashtu edhe vendoret.

    Kështu, lodheni kot, korrupsioni nuk luftohen me konferenca e folës të gabuar, koha e tyre ka kaluar, koha është e funksionimit të Prokurorisë së shtetit e të Gjyqësisë, por njerëzit e instaluar në to janë tepër larg divorcit nga politika.

    Për të luftuar korrupsioni ne Sistemi e Drejtësisë lypsen heronj me integritet, por ku t’i gjesh heronjtë sot? Kur edhe ata që ishin “janë humbur si sh… e pulës”! Janë zhburrnuar shumë edhe disa gjeneralë! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!