×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia së shpejti me ambasadë në Prishtinë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 11:28

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e parë të vizitës së tij në Tokio, u prit në takim nga Oshima Tadamori, kryetar i Parlamentit të Japonisë, ku temë kryesore e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. Siç u tha nga atje, Japonia së shpejti do të ketë ambasadën e tyre në Kosovë.

    Kryeparlamentari Veseli falënderoi homologun Tadamori për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria japoneze për Kosovën, që nga përfundimi i luftës e deri më tani.

    “Vendi juaj, me modelin e zhvillimit që përfaqëson, është model frymëzues për të rinjtë tanë që duan ti përkushtohen inovacionit e ndërrmarrësisë”, tha Kryeprlamentari Veseli.

    Kryetari i Parlamentit të Japonisë, Tadamori, nga ana e tij theksoi se shteti japonez vazhdon të jetë i përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve me Kosovën, në të gjitha fushat ku ekzistojnë mundesitë, sidomos në investimet ekonomike.

    Duke u ndalur tek vlerat e përbashkëta që kanë dy popujt tanë, Tadamori u shpreh se gjithmone e impresionon figura e humanistes shqiptare Nënë tereza.

    “Misioni i kësaj gruaje të madhe flet shumë për popullin tuaj”, tha Tadamori.

    Ai gjithashtu përmendi suksesin kosovar në sportin e xhudos.

    “Jeni bërë të pakonkurencë në xhudo. Pres të triumfoni edhe në lojërat olimpike Tokio 2020”, tha kreu i Parlamentit të Japonisë.

    Pas takimit me homologun japonez, kryeparlamentari Veseli do të zhvilloj takime me ministra të qeverisë japoneze, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, por po ashtu do të ketë edhe takime tjera me deputetë e zyrtarë të lartë të shtetit japonez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!