×
  • Lajme
  • Lajme

    Java nis me vranësira, bora e shiu vijnë pas pak ditësh

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 8:12

    Java që shkoi u duk si të ishte verë, ndonëse akoma pranvera nuk ka ardhur zyrtarisht. Nga Temperaturat që shkonin deri në 19 gradë Celsius, ato do të bijnë në minus gjatë kësaj jave.

    Sipas Prishtina Weather, gjatë kësaj jave pritet të ketë edhe reshje të borës dhe shiut, shkruan Reporteri.net.

    Dita e sotme do të jetë Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, shiu do të shndërrohet në borë, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intenzive.

    E nesërmja do të jetë dita e befasisë. Do të jetë ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

    Kurse, e mërkura gjatë natës do të shënojë temperaturën më të ulët të kësaj jave, që do të prekë në -4 gradë.

    Ndryshe, moti do të nis të përmirësohet nga fundjava ku temperaturat do të shënojnë ngritje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!