×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtic beson se Vucic shqetësohet për serbët e Kosovës: Nuk do të lejojë dëbimin

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 11:17

    Nënkryetari i partisë serbe të Kosovës, Lista Serbe, Dalibor Jevtic, ka thënë se është e rëndësishme që president Aleksandar Vucic do të kujdeset për serbët.

    Ani pse është thënë disa herë se Vucic e ka hallin me lëvizjet e tija politike, Jevtic thotë se mesazhet e Vucic po e shtojnë shpresën e besimin, shkruan Reporteri.net.

    “Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë e përcjellim me vëmendje çdo fjalë të presidentit Aleksandar Vuçiq. Është shumë e rëndësishme ajo që e ka thënë se nuk do të lejojë asnjë ndjekje të re të serbëve në Kosovë. Ky është mesazh që na e shton shpresën e besimin se nga kjo situatë e rëndë do të dalim në mënyrë paqësore e pozitive”, ka thënë Jevtic për mediat serbe.

    Ndërkaq, për njërin nga njerëzit kryesor të Listës Serbe, Platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës, i ka dhënë goditje të fortë jo vetëm dialogut, por edhe marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë.

    Sidoqoftë, Kosova e Serbia po vazhdojnë të përçojnë mesazhe lidhur me dialogun. Serbia po ankohet se taksa e ka bllokuar atë, ndërkaq Qeveria e Kosovës po insiston se taksa nuk lidhet me dialogun./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!