×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo Shqipëria, por Maqedonia ia pa më së shumti hajrin taksës ndaj Serbisë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 11:38

    Vendosja e taksës prej 100% ka ndryshuar rrjedhën e importit dhe eksportit në vendet e CEFTA-s për rreth 33.8 për qind rënie gjatë muajit shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2018.

    Nga 38 milionë e 764 mijë e 684 euro sa ishte importuar në shkurt të vitit të kaluar, importi ka rënë në 25 milionë e 661 mijë e 407 euro gjatë shkurtit të këtij viti, transmeton Reporteri.net.

    Maqedonia është njëra nga vendet që ia pa hajrin taksës së vendosur prej 100% për  produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar, sepse u rrit importi i mallrave që vijnë nga ai vend.

    Në anën tjetër eksporti ka shënuar rritje prej 23 për qind me vendet e CEFTA-s. Nga 8 milionë e 296 mijë e 11 euro në shkurt të 2018-s, ai është rritur në 10 milionë e 211 mijë e 487 euro apo gati 2 milionë euro më shumë.

    Kështu, rënia e importeve nga vendet e CEFTA-s ka ndikuar që të ketë rritje të importit nga vendet e BE-së, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës. Vlera e importit nga vendet e BE-së arrin vlerën rreth 100 milionë apo 55 për qind më shumë sesa që ishte në shkurt të 2018-s. Gjermania, Sllovenia, Italia dhe Bullgaria janë shtetet nga të cilat Kosova importon më së shumti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!