×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Gjakovarët duken të kënaqur me punën e Ardian Gjinit, VV gaboi që e kandidoi Kusari-Lilën

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 23:10

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka vlerësuar se qytetarët e Gjakovës janë të kënaqur nga qeverisja e Ardian Gjinit të AAK-së në këtë komunë.

    Ai në emisionin Politiko të Kanal 10 ka shtuar se edhe njerëzit e LVV të degës në Gjakovë janë të vetdijshëm se qytetarët e Gjakovës janë të kënaqur jashtëzakonisht shumë me punën e z.Gjini në atë komunë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “LVV ka bërë gabim që e ka kandiduar znj. Kusari në Gjakovë, sepse e ka vendosur për ballë z. Gjini një kandidate që e cila i ka humbur zgjedhjet në Gjakovë para se të provohej puna e z. Gjini në atë komunë, ku ky i fundit është për herë të parë kryetar i asaj komune. Njerëzit e LVV të degës në Gjakovë janë të vetdijshëm se qytetarët e Gjakovës janë të kënaqur jashtëzakonisht shumë me punën e z.Gjini në atë komunë dhe mendojnë se asnjëri prej kryetarëve paraprak nuk ka bërë punë aq të madhe, përfshirë edhe kandidatët e AAK kur kanë qeverisur më herët”, tha Kabashi.

    Tutje Kabashi ka shtuar se Gjini ka treguar përkushtim të madh në këtë komunë, derisa ka zgjedhur që të jetojë në Gjakovë për të qenë afër qytetarëve të vet, për dallim nga znj. Kusari-Lila e cila gjatë qeverisjes në këtë komunë ditën e niste në Gërmi, dhe pasdite dilte në komunën e Gjakovës.

    “Kjo është dëshmuar edhe me veprat e mëdha që janë kryer, me përkushtimin që Gjini ka pasur, për dallim nga kundër-kandidatja e tij kryesore, ku ky ka vendosur që të jetojë në Gjakovë që të jetë afër qytetarëve, dhe në punën e tij, për dallim nga Kusari, e cila kur ka qeverisur me Gjakovën, e kemi parë që ditën e niste duke vrapuar në Gërmi, e në mesditë dilte në komunë të Gjakovës”, përfundoi Kabashi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!