Kamera e sigurisë në hyrje të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës, ka kohë që qëndron mbrapsht.
Në këtë gjendje siç është ajo, nuk mund t’i regjistrojë hyrjet e daljet e stafit mjekësor aty.
Pikërisht, kjo është arsyeja pse kamera qëndron kështu, thonë pacientët, por pa dashur të prononcohen.
Ata thonë se, si pasojë, ka mungesë doktorësh, pritje të gjata si dhe shërbime joadekuate.
Por, drejtuesit e këtij institucioni parësor shëndetësor i kanë mohuar akuzat, trasnmeton ktv.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje me arsyen se është jashtë qytetit, por vetëm ka thënë se në këtë qendër janë duke u bërë renovime.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi, ka thënë se kjo është përgjegjësi e drejtuesve të QKMF-së. /Reporteri.net/,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.