×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanceri vazhdon t’i prekë kosovarët: Pesë fëmijë të shtrirë në Pediatrinë e QKUK-së

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 18:26

    Në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë pesë fëmijë të cilët janë të prekur me kancer. Ndërsa rreth 40 rastet tjera që hospitalizohen marrin kimioterapin sipas protokolleve.


    Në këtë Klinikë trajtohen shumica e fëmijëve me kancer, përveç rasteve që janë për transplant të palcës kockore.

    Nga 50 deri në 55 raste që lajmërohen në këtë klinikë, rreth 25 prej tyre janë me leukemi.

    Këto janë bërë të ditura për lajmi.net nga shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë në Pediatri, Violeta Grajqevci.

    “Numri i rasteve që janë duke u trajtuar ne Repartin e Hemato-Onkologjisë janë të shumtë. Momentalisht të hospitalizuar janë 5 që janë në mjekim. Kemi edhe 30-40 raste që hospitalizohen për të marr kimioterapinë sipas protokolleve dhe datave të caktuara që ata i marrin”, ka thënë Grajqevci.

    Po ashtu, ka edhe fëmijë të prekur nga kjo sëmundje që trajtohen në shtëpi me citostatike.

    “Ka edhe raste tjera që trajtohen në shtëpi me citostatike në formë të tabletave dhe vijnë në kontrolle të rregullta çdo javë”, ka thënë Grajqevci.

    Grajqevci po ashtu ka thënë se shumica e fëmijëve me kancer trajtohen në këtë repart.

    “Shumica e fëmijëve me kancer trajtohen në këtë repart. Vetëm ato raste që janë për transplant të palcës kockore, ata të rrezikut të lartë, me metastaza të shumta, për radioterapi etj. Prej 50-55 raste te reja që lajmërohen ne vit prej tyre 20-25 janë me leukemi”, ka thënë ajo.

    “Diagnostikimi i këtyre rasteve bëhet shumë shpejt me ekzaminimin fizikal, analiza laboratorike, imazherike, biopsive dhe punksionit të palcës kockore”, ka shtuar tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!