×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandiq: Serbia në Kosovë la vetëm varre

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:27

    Ish-drejtoresha dhe themeluesja e  Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë ka kritikuar edhe një herë regjimin serb të Millosheviqit për rolin e tij në ngjarjet që çuan deri te këto bombardime.


    Në rrjetin social Twitter, Kandiq shkroi një seri statusesh në lidhje me bombardimet e NATO-s, 20 vite më parë, ku tha se Serbia në Kosovë la vetëm varre dhe shtëpi të djegura, transmeton Reporteri.net

    Kandiq ndër të tjera ka kritikuar zyrtarët serbë për fryerjen e numrit të viktimave civile serbe që humbën jetën gjatë bombardimeve. Ajo ka thënë se numri zyrtar është 754 dhe jo 2500 siç deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!