×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen duke kontrabanduar kafshë, arrestohen dy persona në Vërmicë

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 11:42

    Policia e Kosovës, të martën pasdite, ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë të cilët po kalonin ilegalisht kufirin në Vërmicë dhe po kontrabandonin kafshë.


    “Raportohet se nga njësitë policore afër brezit kufitar janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë”, ka njoftuar policia kufitare në raportin 24 orësh.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, bëhet e ditur, se kafshët me të cilat u zunë kontrabanduesit, i janë kthyer pronarit të mëparshëm. Por, njoftimi nuk tregon nëse këto kafshë ishin të vjedhura nga të dyshuarit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!