Në Reqan të Suharekës, policia ka arrestuar një të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Gjatë kontrollit, njësiti relevant policor ka gjetur dhe konfiskuar 56.52 gram substanca të dyshuara si marihuanë, të fshehura në një kavanoz qelqi të kamufluar me lëng, të ngjashëm me ajvar ose sos domates, shkruan Reporteri.net.
Nga i dyshuari është sekuestruar edhe një telefon celular.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Reqan, Suharekë / 04.10.2025 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari m/k te i cili njësiti relevant policor në një qese në një kavanoz qelqi të kamufluar me lëng (ajvari apo sos domatesh) kanë gjete dhe konfiskuar 56.52 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Nga i dyshuari është sekuestruar edhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




