×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS mashtroi qytetarët me njoftimin për 2 orë reduktime, gjysma e Prishtinës u la në terr gati 3 orë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 21:10

    Në Kosovë do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike sikur në vitet e para të pasluftës, ka njoftuar sot operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS.

    Sipas njoftimit, kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme dhe reduktimet do të jenë rreth dy orë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pasditen e sotme, rryma në kryeqytet është ndalur përafërsisht rreth 3 orë.

    Gjysma e Prishtinës ka mbetur në “terr” pak pas orës 18:00, derisa rryma nuk ka ardhur deri në orën 20:50.

    Ndryshe, sipas njoftimit të KEDS-it, ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.

    “Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, është thënë në njoftim.

    Ata po ashtu kanë apleuar te qytetarët për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alterantive të ngrohjes, aty ku ka mundësi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!