×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi e quan “injorant” Albin Kurtin: Islami nuk ka ndryshuar

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 0:12

    Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka reagur ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurtit i cili mbrëmë në T7 kishe deklaruar se Islami në botë ka ndryshuar dhe në vendin tonë nuk është identik.


    Kelmendi për këtë deklatim të Kurtit ka thënë që atij i buron nga injoranca për fenë Islame.

    ”I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, kjo deklaratë e juaja për Islamin buron ose nga injoranca ( padituria) që keni për Islamin ose nga bindjet e juaja ateiste.
    Si do që të jet, qoftë nga injoranca apo nga ateizmi i juaj, ju gaboni kur thuani se Islami ka ndryshuar dhe nuk është identik në vendin tonë”, ka shkruar Kelmendi në postimin e tij në Facebook, transmeton Reporteri.net

    Tutje Gëzim Klemendi ka thënë që Islami nuk ka ndryshur dhe nuk do të ndryshoj kurrë dhe se Islami është Fe e përkryer e cila thërret në paqe dhe harmoni në mbarë botën.

    ”I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, Islami kurrë nuk ka ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshoj.
    Islami është identik si në Kosovë, Turqi, Arabi, SHBA, Gjermani, dhe kudo në botë.
    Islami nuk është as ideologji dhe as parti politike.
    Islami është Fe hyjnore e shpallur nga ZOTI i Madhëruar.
    Islami është Fe e përkryer e cila thërret në paqe dhe harmoni në mbarë botën”.

    Ai në fund ka thënë që ”Përgjegjësia e ekstremizmit bie mbi individin.
    Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk njohin fe, komb dhe racë”. /Reporteri.net/

    Postimi i tij i plotë:

    I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, Islami nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshoj kurrë.

    I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, deklarata e juaj e dhënë mbrëmë ku ishit mysafir në T7 me nikoqir Berat Buzhalën dhe Leonard Kërçukun është deklaratë jo e mirë dhe shumë e rëndë për besimtarët musliman.
    Në pyetjen e Berat Buzhalës lidhur me ekstremizmin dhe atyre që janë kthyer nga Siria, ju Albin Kurti në mes tjerash deklaruat: “Islami në botë ka ndryshuar dhe në vendin tonë nuk është identik”.

    I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, kjo deklaratë e juaja për Islamin buron ose nga injoranca ( padituria) që keni për Islamin ose nga bindjet e juaja ateiste.
    Si do që të jet, qoftë nga injoranca apo nga ateizmi i juaj, ju gaboni kur thuani se Islami ka ndryshuar dhe nuk është identik në vendin tonë.

    I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, Islami kurrë nuk ka ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshoj.
    Islami është identik si në Kosovë, Turqi, Arabi, SHBA, Gjermani, dhe kudo në botë.
    Islami nuk është as ideologji dhe as parti politike.
    Islami është Fe hyjnore e shpallur nga ZOTI i Madhëruar.
    Islami është Fe e përkryer e cila thërret në paqe dhe harmoni në mbarë botën.

    Përgjegjësia e ekstremizmit bie mbi individin.
    Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk njohin fe, komb dhe racë.

    Gëzim Kelmendi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!