×
  • Lajme
  • Lajme

    Këmbëngulja e Haradinajt për taksën, Hoxhaj i PDK-së paralajmëron risi

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 22:07

    Zv. kryeministri i Kosovës, njëherësh zv.kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar përsëri këmbënguljen e kryeministrit Ramush Haradinaj, për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe, përkundër thirrjeve nga ndërkombërarët për ta hequr atë.


    Hoxhaj ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.
    Ai ka vlerësuar se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.
    “Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri”, është shprehur Hoxhaj, në RTK.

    “Por një gjë qëndron: Taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë. Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019 të ketë një marrëveshje finale me Serbinë. Taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak”, ka pohuar Hoxhaj. /Reporeteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!