×
  • Lajme
  • Lajme

    “Keni durim, të gjithëve do t’ju vije radha për punësim” – kërkesa e çuditshme e zyrtarit të AAK-së

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 15:36

    Mund të duket edhe ironi, por kjo është një thirrje për qetësi. Ilir Baldedaj, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë formë është munduar t’i qetësojë të pakënaqurit.


    Sipas një publikimi që vetë Baldedaj e ka bërë në Facebook para 4 ditësh, u kërkohet simpatizantëve dhe anëtarëve të AAK-së që të durojnë edhe pak për t’u punësuar, shkruan Reporteri.net.

    Siç shkruan ai, radha do t’ju vije pasi ministrat dhe deputetët e partisë së tij të “rehatojnë” disa që iu kanë mbetur.

    “Të nderuara struktura të AAK-së në gjithë Kosovën, anëtarë e simpatizantë, ju kasha lut të duroni edhe pak se deputetëve të AAK-së dhe ministrave ju kanë mbet edhe disa të tjera që nuk i kanë rahatu, kur t’i rahatojnë ata do të ju vijë radha edhe juve!”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, Reporteri.net mëson se Baldedaj nuk është thjeshtë një simpatizantë. Siç mësohet, ai ka qenë edhe drejtor i Administratës në qeverisjen e kaluar të Prizrenit, kohë kur AAK-ja ishte në koalicion me Ramadan Mujën e PDK-së.

    Ndryshe, çështja e punësimeve partiake u bë çështje e madhe kur mediat zbuluan punësimet që po bëheshin nëpër ministri, e sidomos në PTK./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!