×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet me jetë mjeku në Spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:52

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë është kërcënuar me jetë një mjek me inicialet, S.B. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga “Oda e Mjekëve të Kosovës” (OMK), raporton Reporteri.net.


    “Anëtari ynë, S.B, është kanosur me jetë nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekje në QKUK. Rasti në fjalë është pjesë e fenomenit kriminal, i cili është duke ndodhur tani më në përditshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarisë mjekësore. Kryerja e veprave penale të tilla, siç është kanosja ndaj personit zyrtar, në këtë rast mjekut, i cili në cilindo rast nuk mund të ketë përgjegjësi absolute lidhur me jetën apo vdekjen e personit, është tregues që shoqëria jonë ende është e ngulfatur me paragjykime të cilat kanë konsekuencë veprimet e tilla kriminale.”, thuhet në komunikatën e dërguar.

    OMK-ja e dënon ashpër kanosjen ndaj mjekut dhe ka kërkuar nga organet e ndjekjes që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë rastin në fjalë.

    Ndryshe, mjekët nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë kanë paralajmëruar protestë kundër kriminalitetit të ushtruar ndaj mjekëve gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!