Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është kërcënuar sërish me jetë përmes e-mailit.
E-maili kërcënues është dërguar në adresën e Presidencës nga një person i identifikuar me emrin Betim Ibrahimi.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar e-mailet kërcënuese ndaj Presidentes Osmani.
Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”.
Burime nga Presidenca sqarojnë se për dhjetëra kërcënime deri tani ndaj Presidentes dhe familjes së saj, nuk ka pasur as të arrestuar e as raste kur kërcënuesit kanë dalë para drejtësisë.

