×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënuan zyrtarët policorë me kallashnikov, dy podujevas në kërkim

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 9:15

    Dy persona i kanë dëmtuar veturën një personi tjetër në Podujevë, e më pas kanë kanosur zyrtarët policorë duke u drejtuar armën kallashnikov, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se rasti ka ndodhur të dielën në ora 03:32, ku Policia ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve por që s’ka gjetur asgjë të dyshimtë. Të njëjtit gjenden në kërkim.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij. Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!