×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Haradinajt tallet me veten: Falënderon Berlinin se hypi në ballkonin e Merkel

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 21:07

    Në Samitin e Berlinit që u mbajt gjatë ditës së djeshme në Gjermani, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentit Hashim Thaçi, morën pjesë edhe një numër i madh i zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës.


    Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla. Një ditë pas takimit ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook duke bërë disa falënderime për Berlinin, ku u organizua takimi i djeshëm, shkruan Reporteri.net.

    Këshilltarja e kryeministrit ndër të tjera ka bërë edhe një falënderim të çuditshëm. Ajo ka falënderuar Berlinin për siç ka shkruar “përjetimin se si rrjedhin zhvillimet më interesante në ballkonin e famshëm të Zyrës së Kancelares Merkel”. /Reporteri.net

    Postimi i plotë i saj:

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10161815976895230&set=a.10150202431145230&type=3

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!