×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu shënohet në Kosovë 70 vjetori i themelimit të NATO-s

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:03

    Aleanca e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) këtë 4 prill ka festuar 70 vjetorin e themelimit të saj.


    Për nder të NATO-s dhe sigurisht 20 vjetorin e bombardimeve të saj ndaj Serbisë çka solli çlirimin e Kosovës, Qeveria e Kosovës në shenjë falënderimi ka mbuluar një pjesë të objektit të Qeverisë me foton e NATO-s, raporton Reporteri.net.

    Kujtojmë se NATO është themeluar më datë 4 prill 1949 në kryeqytetin Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me firmën e 12 shteteve themeluese.

    NATO vazhdon sot rrugëtimin e saj me gjithsej 29 vende anëtare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!