×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR: Gjendja në Kosovë është nën kontroll, s’ka indikacione për incidente

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:27

    KFOR-i nuk ka njohuri për planin e supozuar të Prishtinës për të hyrë në veri të Kosovës dhe për të marrë Trepçën, për të cilin u shkrua këto ditë në mediat serbe. Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i KFOR-it, Vicenco Grazo.


    Ai në një deklaratë për Tanjug ka thënë se situata në Kosovë është nën kontroll dhe se nuk ka indikacione për incidente të mundshme, transmeton Reporteri.net

    Ky mision ushtarak kërkon nga mediat që të përmbahen nga nxitja e tensioneve të panevojshme duke  publikuar  informacione të paverifikuara që shkaktojnë shqetësim të pajustifikuar në mesin e popullatës.

    “KFOR-i është plotësisht i angazhuar për përmbushjen e mandatit të tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për të garantuar paqe dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i po punon dhe është gati të intervenojë në rast të ndonjë kërcënimi për sigurinë”, shtoi Graso.

    Ai vuri në dukje se gjendja e sigurisë në Kosovë është nën kontroll dhe se nuk ka indikacione për incidente të mundshme. “Shqetësimet shkaktohen vetëm nga retorika aktuale, sepse krijon një mjedis në të cilin një incident i izoluar mund të përshkallëzohet.

    KFOR-i apelon te të gjithë folësit publikë dhe mediat të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që fjalët e tyre të mos shkaktojnë pasoja të gjera”, tha Graso. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!